Dita e Plotë (7:00 - 21:00) | 1000 L |
Çadra kushton 1000 leke për të gjithë orarin e lejuar. Përdorimi i plazhit lejohet vetëm gjatë orarit 07:00 - 21:00.
Shijoni plazhin tonë me komoditet dhe respektoni udhëzimet tona
Dita e Plotë (7:00 - 21:00) | 1000 L |
Çadra kushton 1000 leke për të gjithë orarin e lejuar. Përdorimi i plazhit lejohet vetëm gjatë orarit 07:00 - 21:00.
Rezervimi i shezlongëve dhe çadrave mund të bëhet nëpërmjet stafit të Beach Bar-it.
Vendi i rezervuar ruhet deri në orën 10:00. Pas kësaj ore, nëse nuk paraqiteni, vendi mund t'u jepet të tjerëve.
Nuk lejohet bllokimi i vendit me peshqirë apo sende personale pa bërë rezervim të vlefshëm.
Perdorimi nga persona te dyte nuk eshte i lejueshem.
Pagesa kryhet paraprakisht për ditën ose paketën e zgjedhur (ditore/javore/mujore).
Nuk pranohet asnje rezervim pa u kryer pagesa.
Të gjithë pushuesit duhet të tregojnë respekt dhe sjellje të denjë ndaj stafit dhe pushuesve të tjerë.
Muzika me volum të lartë lejohet vetëm me pajisje personale dhe kufje.
Nuk lejohet përdorimi i gjuhës fyese, ofendimeve apo sjelljeve të papërshtatshme kundrejt kujtdo.
Prindërit janë përgjegjës për sjelljen dhe sigurinë e fëmijëve të tyre.
Ndalohet pengimi i pamjes vizive për plazhistët e tjerë nëpërmjet peshqirëve, mbulesave, lodrave ose sendeve të tjera.
Ndalohet përdorimi i lodrave apo luajtja me to duke cenuar komoditetin dhe sigurinë e plazhistëve të tjerë.
Ndalohet rreptësisht hedhja e mbeturinave në rërë apo det.
Kerkoni per qese ose shkundes per cigaret.
Duhet të përdoren koshat për hedhjen e mbeturinave.(Ndodhen ne afersi te dusheve).
Çadra duhet hapur dhe mbyllur VETEM stafi me kujdes për të shmangur dëmtimet mekanike.
Në rast të erërave të forta ose kushteve të këqija atmosferike, çadra duhet mbyllur menjëherë.
Mos varni objekte të rënda në çadër (çantat, rrobat e lagura të shumta, pajisje plazhi), pasi mund të shkaktojnë konsum ose dëmtime.
Nëse vëreni ndonjë dëmtim apo parregullsi te pajisjes, lajmëroni menjëherë stafin për riparim ose zëvendësim.
Mos u hidhni ,ushtroni presion ,perplasni ,uluni me force ose mbi shezlong.
Nuk lejohet përdorimi i shezlongëve pa qenë i pajisur me peshqir ose copa mbrojtëse nga vajrat, kremrat, uji me kripë, djersa ose substanca të tjera.
Nuk lejohet perdorimi i cadres nga me shume se tre te rritur.
Ndalohet notimi në zona të ndaluara apo të sinjalizuara si të rrezikshme.
Respektoni udhëzimet e vrojtuesit të plazhit dhe tabelave informuese.
Në rast emergjence, kontaktoni menjëherë stafin, vrojtuesin e plazhit ose thirrni numrin e ndihmës së shpejtë.
Për më shumë, shihni edhe tabelën orientuese të sinjalistikës për sigurinë në det.
Çdo shkelje e rregullores mund të rezultojë në paralajmërim ose në largim të menjëhershëm nga plazhi.
Dëmtimi i pajisjeve të plazhit do të ndëshkohet me dëmshpërblim financiar sipas vlerës së shkaktuar.
Kontaktoni stafin tonë për çadra dhe çdo pyetje rreth rregullave të plazhit.