Çadrat e Plazhit & Rregullat

Shijoni plazhin tonë me komoditet dhe respektoni udhëzimet tona

Çadra

Dita e Plotë (7:00 - 21:00)

1000 L

Çadra kushton 1000 lekë për të gjithë orarin e lejuar. Përdorimi i plazhit lejohet vetëm gjatë orarit 07:00 - 21:00.

RREGULLORE PËR PËRDORIMIN E PLAZHIT

1. Kriteret e Rezervimit të Vendit në Plazh

•

Rezervimi i shezlongëve dhe çadrave mund të bëhet nëpërmjet stafit të Beach Bar-it.

•

Vendi i rezervuar ruhet deri në orën 10:00. Pas kësaj ore, nëse nuk paraqiteni, vendi mund t'u jepet të tjerëve.

•

Nuk lejohet bllokimi i vendit me peshqirë apo sende personale pa bërë rezervim të vlefshëm.

•

Përdorimi nga persona të tjerë nuk është i lejueshëm.

•

Pagesa kryhet paraprakisht për ditën ose paketën e zgjedhur (ditore/javore/mujore).

•

Nuk pranohet asnjë rezervim pa u kryer pagesa.

2. Sjellja ndaj Personelit dhe Pushuesve të Tjerë

•

Të gjithë pushuesit duhet të tregojnë respekt dhe sjellje të denjë ndaj stafit dhe pushuesve të tjerë.

•

Dëgjimi i muzikës lejohet vetëm me kufje.

•

Nuk lejohet përdorimi i gjuhës fyese, ofendimeve apo sjelljeve të papërshtatshme kundrejt kujtdo.

•

Prindërit janë përgjegjës për sjelljen dhe sigurinë e fëmijëve të tyre.

•

Ndalohet pengimi i pamjes për plazhistët e tjerë nëpërmjet peshqirëve, mbulesave, lodrave ose sendeve të tjera.

•

Ndalohet përdorimi i lodrave apo luajtja me to duke cenuar komoditetin dhe sigurinë e plazhistëve të tjerë.

3. Rregulla të Përgjithshme për Pastërtinë, Mirëmbajtjen dhe Ruajtjen e Infrastrukturës

•

Ndalohet rreptësisht hedhja e mbeturinave në rërë apo det.

•

Kërkoni qese ose tavëll për cigaret.

•

Duhet të përdoren koshat për hedhjen e mbeturinave (Ndodhen në afërsi të dusheve).

1. Përdorimi i Kujdesshëm

•

Çadra duhet të hapet dhe mbyllet VETËM nga stafi, për të shmangur dëmtimet.

•

Në rast të erërave të forta ose kushteve të këqija atmosferike, çadra duhet mbyllur menjëherë.

•

Mos varni objekte të rënda në çadër (çantat, rrobat e lagura të shumta, pajisje plazhi), pasi mund të shkaktojnë dëmtime.

•

Nëse vëreni ndonjë dëmtim apo parregullsi te pajisjet, lajmëroni menjëherë stafin për riparim ose zëvendësim.

•

Mos u hidhni apo mos u ulni me forcë në shezlong.

•

Ndalohet shtrirja në shezlong pa vendosur peshqir, për t'i mbrojtur ato nga vajrat apo djersa.

•

Nuk lejohet përdorimi i çadrës nga më shumë se tre të rritur.

4. Rregulla për Sigurinë dhe Ndihmën e Shpejtë

•

Ndalohet notimi në zona të ndaluara apo të sinjalizuara si të rrezikshme.

•

Respektoni udhëzimet e vrojtuesit të plazhit dhe tabelave informuese.

•

Në rast emergjence, kontaktoni menjëherë stafin, vrojtuesin e plazhit ose thirrni numrin e ndihmës së shpejtë.

•

Për më shumë, shihni edhe tabelën orientuese të sinjalistikës për sigurinë në det.

5. Masa Disiplinore

•

Çdo shkelje e rregullores mund të rezultojë në paralajmërim ose në largim të menjëhershëm nga plazhi.

•

Dëmtimi i pajisjeve të plazhit do të ndëshkohet me dëmshpërblim financiar sipas vlerës së dëmit të shkaktuar.

Pyetje?

Kontaktoni stafin tonë për çadra dhe çdo pyetje rreth rregullave të plazhit.